Mesazhi Ungjillit
– Ju lutem lexoni më poshtë:
Zanafilla 1:1 | Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën |
Romakëve 3:23 | sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë |
Gjoni 8:34 | Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit |
Zoti na krijoi por ne nuk e njohim Atë dhe jemi të ndarë prej Tij për shkak të natyrës tonë mëkatare. Jetët tona pa Zotin nuk kanë kuptim dhe as qëllim. Pasojat (çmimi për tu paguar) i mëkateve tona është vdekja, si shpirtërore ashtu edhe fizike. Vdekja shpirtërore nënkupton të qënit të ndarë nga Zoti. Vdekja fizike është degradimi i trupit. Në qoftë se ne vdesim nga mëkatet tona ne do të jemi përjetësisht të ndarë nga Zoti dhe do të përfundojmë në ferr. Si mund ta shpëtojmë veten tonë nga mëkatet dhe të rikthehemi tek Zoti? Ne nuk mund ta shpëtojmë veten sepse është e pamundur për një person mëkatar të shpëtojë vetveten (ashtu si një person që po mbytet nuk mund të shpëtojë veten). As të tjerët nuk mund të na shpëtojnë sepse të gjithë ne jemi mëkatarë (një përson që po mbytet nuk mund të shpëtojë një person tjetër që po mbytet, që të dy kërkojnë ndihmë). Ne kemi nevojë për dikë që është i pamëkatuar (jo i mbytur) për të na shpëtuar nga mëkatet tona. Vetëm një përson i pa mëkatuar mund të arrijë të na shpëtojë. Si mund të gjejmë një person jo mëkatar në një botë mëkatare ku të gjithë kanë mëkatuar?
Romakëve 6:23 | Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë |
Gjoni 3:16 | Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme |
Mateu 1:23 | ‘Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t’i venë emrin Emanuel, që do të thotë: “Zoti me ne”” |
Gjoni 8:23 | Dhe ai u tha atyre: ”Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote |
Marku 1:11 | Dhe një zë erdhi nga qielli: ”Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur |
Gjoni 8:36 | Pra, nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë”. |
Gjoni 8:34 | Jezusi iu përgjigj dhe tha: ”Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”. |
Gjoni 1:12 | por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, |
Zoti, i cili na krijoi dhe na do jashtëzakonisht shumë, na e dha zgjidhjen. Për shkak të dashurisë së pafundme ndaj nesh ai na dërgoi Djalin e tij, Jezusin, për të vdekur për mëkatet tona. Jezusi është i pamëkatuar sepse Ai nuk është nga bota, ndërkohë që në tokë mbizotëron tundimi i djallit ndaj mëkatit. Jeta e tij kënaq Zotin në Parajsë. Jezusi morri mëkatet tona dhe vdiq në kryq për mëkatet tona. Ai është shpëtimtari i jetëve tona (Jezusi është i aftë të na shpëtojë sepse Ai nuk po mbytej). Qëllimi i vdekjes së Jezusit në kryq ishte për të paguar çmimin e mëkateve tona, prandaj, ai hoqi mëkatet nga ne dhe rindërtoi marrëdhënien tonë të prishur me Zotin. Ne mbijetuam nga vdekja shpirtërore (ndarja nga Zoti) përmes fuqisë së Zotit. Kjo marrëdhënie e re e krijuar quhet të qënit i lindur sërish – rilindje. Kjo na çon në qëllimin e krijimit tonë dhe të ekzistencës, dhe na jep kuptimin dhe qëllimin e vërtetë të jetesës.
Gjoni 11:25 | Jezusi i tha: ”Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë |
Romakëve 6:9 | duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja s’ka më pushtet mbi të |
Veprat e Apostujve 2:24 | Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante atë |
Romakëve 14:9 | Sepse për këtë edhe vdiq Krishti dhe u ngjall e u kthye në jetë: që të zotërojë edhe mbi të vdekurit, edhe mbi të gjallët |
Veprat e Apostujve 1:11 | dhe thanë: ”Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell” |
Kush është dëshmia që, sakrifica e vdekjes së Jezusit për mëkatet tona është pranuar nga Zoti në parajsë? Dëshmia ëshë ringjallja e Jezusit nga vdekja prej Perëndisë. Përmes ringjalljes është vërtetuar se Jezusi ka kapërcyer vdekjen (ose me fjalë të tjera, vdekja nuk ka pushtet mbi Të). Tani, për shkak se Jezusi jeton, ne mund të jetojmë gjithashtu. Jeta e tij na dha jetë neve. Gjithashtu, për shkak se ai u ringjall, Ai është gjallë në ditët e sotme.
Gjoni 5:24 | Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë |
Gjoni 10:9 | Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet; do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë |
Gjoni 14:6 | Jezusi i tha: ”Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje |
Gjoni 8:24 | Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja” |
Veprat e Apostujve 4:12 | Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi” |
Romakëve 10:13 | Në fakt: ”Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet”. |
Romakëve 10:11 | sepse Shkrimi thotë: ”Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet” |
Romakëve 2:11 | Sepse te Perëndia nuk ka anësi. |
Romakëve 3:22 | madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim |
Romakëve 10:9 | sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh |
Si mundet që mëkatet tona të shlyhen dhe ne të kemi një jetë të re? Duke besuar në Jezu Krishtin si Mbreti dhe Shpëtimtari ynë. Në qoftë se ne pendohemi për mëkatet tona dhe i lutemi Jezusit për të na falur dhe shpëtuar, Ai do ta bëjë atë. Jezusi është biri i Zotit, i cili erdhi në këtë botë për të vdekur për mëkatet tona. Ccdonjëri në botë që beson te Ai do të marrë faljen nga Zoti, do të shpëtohet nga mëkatet e tij (dhe ferri) dhe do të ketë një jetë të re nga Zoti. Zoti nuk diferencon. Ai nuk është i ndikuar nga vendi ku jetojmë, gjuha që flasim, të varfër apo të pasur, mashkull apo femër, i ri apo i vjetër, apo ndonjë shenjë tjetër fizike. Çdonjëri që beson dhe rrëfen të Jezusi do të shpëtohet. Më poshtë është një lutje që ju mund të luteni nëse vendosni të ndiqni Jezu Krishtin :
Ati ynë që je në qiell, faleminderit që na dërguat Birin tuaj të vetëm, Jezu Krishtin, për të vdekur për mëkatet tona dhe që unë të shpëtohem e të kem një jetë të re nga parajsa. Unë pendohem për mënyrat e mia dhe kërkoj faljen tuaj për mëkatet e mia. Unë besoj në Jezu Krisht dhe e njoh Jezu Krishtin si Mbretin dhe Shpëtimtarin tim. Më ndihmo dhe më udhëhiq mua në një jetë të re për t’iu kënaqur ju në këtë jetë të re që Ju më dhatë. Amin
Nëse ju keni bërë lutjen e mësipërme, kërkojini Zotit t’iu tregojë ju një Kishë për të shkuar. Flisni me Zotin përmes lutjes tuaj rregullisht dhe Zoti do t’iu flasë ju. Dëgjoni zërin e Zotit. Zoti do t’iu udhëheq ju. Ai të do ty dhe do të përkujdeset për ty. Ti duhet t’i besosh Atij. Ai kurrë nuk i harron ata që kanë besim në të. Zoti është një Zot i mirë. Ai duhet të besohet. Ti mund të mbeshtetesh te ai për jetën tënde. Sill nevojat e tua përpara Zotit. Ai kujdeset për ty dhe do të të bekojë. Perëndia tha, ‘ Unë nuk do të të lë kurrë dhe as nuk do të braktis ty’. Beso në Perëndi. Ajo bekon përmes Jezu Krishtit.
Lexo Biblën rregullisht, duke filluar me Librin e Xhon (John). Për më shumë burime në internet, kliko këtu.
ALB Albanian Bible